Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Këmbësorja goditet me veturë në qendër të Prishtinës

Një grua është goditur nga një veturë në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë rreth orës 15:00.

Policia e Prishtinës e konfirmon rastin për KosovaPress duke thënë se vetura të cilën e ngiste i dyshuari ka goditur këmbësoren.

“Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK ndërsa Policia po merret me rastin”, tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Edhe në mëngjes në këtë rrugë ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave ku lëndime kanë marrë disa persona.