Një këmbësore në Prishtinë ka pësuar lëndime pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Eqrem Qabej”.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 10:30.
“Sot rreth orës 10:30, në rrugën "Eqrem Çabej",në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal.