Kontestimi i konkursit, kompensimi material dhe ndërprerja e marrëdhënies së punës kanë qenë subjekt i 596 ankesave të nëpunësve civilë dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civil, të paraqitura në Këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës gjatë vitit 2016. Këtyre i është shtuar edhe numri prej 58 ankesash të bartura nga vitit 2015, duke e ngritur kështu numrin në 654, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari i Këshillit të pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës, Shkëmb Manaj, në prezantimin e raportit vjetor për 2016, para Komisionit parlamentar për administratë publike, qeverisje lokale dhe media, të mërkurën, ka folur për punën që ka bërë ky këshill gjatë vitit të kaluar, duke përmendur shqyrtimin e ankesave dhe monitorimin e zbatimit të Ligjit për shërbimin civil. Pas prezantimit, deputetët anëtarë të Komisionit kanë kërkuar sqarime se cilat institucione kanë pasur më shumë kontestime të konkursit dhe se a janë të ndërlidhura këto kontestime për shkak të nepotizmit apo lidhjeve partiake gjatë rekrutimit për të punësuarit në ato konkurse.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet
-
Rreth 1700 ankesa ndaj policëve në vitin 2022
-
Për një vit, 101 ankesa ndaj Qeverisë për mosofrim të qasjes në dokumente publike
-
620 kandidatë për zyrtarë korrektues, përzgjidhen 50
-
Shkarkimet në sektorin publik i kushtuan shtetit mbi 300 mijë euro