Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rreth 1700 ankesa ndaj policëve në vitin 2022

Inspektorati Policor i Kosovës ka trajtuar 1 mijë e 697 ankesa në vitin 2022. Rreth 66 për qind prej tyre i ka adresuar për hetime disiplinore në Polici, kurse 34 për qind për hetim penal.

Kryeshefi i Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj, sot, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Siguri ka thënë se vitin e kaluar kanë rekomanduar edhe arrestimin e 167 punonjësve policorë.

Si sukses të IPK-së, Hodaj ka përmendur edhe luftimin e korrupsionit brenda Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se synimi i tyre është fuqizimi i integritetit policor.

Nga deputetët opozitarë janë ngritur shqetësime për rekrutimin e njësitit të specializuar në mbrojtjen e afërt.

Sipas tyre, diskualifikimi i disa prej zyrtarëve policorë pas kalimit të gjitha trajnimeve ka qenë për arsye politike.

Edhe Kryeshefi i IPK-së: Gjatë viti 2023 kemi rekomanduar suspendimin e 71 punonjësve policorë Arbëri Kryeshefi i IPK-së: Gjatë viti 2023 kemi rekomanduar suspendimin e 71 punonjësve policorë

Mirëpo, Hodaj ka thënë se ndër kriteret shtesë për secilin rekrutim të njësive të specializuara është edhe verifikimi i së kaluarës.

Sipas tij, ky mund të jetë kriteri që disa prej kandidatëve nuk e kanë kaluar.