Inspektorati Policor i Kosovës gjatë vitit 2022 ka pranuar dhe ka menaxhuar me 1660 ankesa dhe informata që në krahasim me vitin e kaluar ka një rënie të lehtë të numrit të ankuesve, pasi vitin e kaluar IPK-ja ka trajtuar 2013 ankesa.
Prej tyre 1075 ankesa që janë klasifikuar si shkelje disiplinore e profilit të ultë janë përcjellë për t’u trajtuar në Drejtorinë për hetime të brendshme dhe verifikim të së kaluarës në Policinë e Kosovës, 575 nga to janë përcjellë në Departamentin e Hetimeve në IPK më dyshimin për veprimtari penale, 4 janë identifikuar si incidente të profilit të lartë dhe 5 nga to janë përcjellë në Departamentin e Inspektimeve, ka njoftuar IPK-ja.
Bazuar në të dhënat nga evidencat zyrtare, gjatë vitit 2022, subjekti i hetimit nga IPK-ja kanë qenë gjithsej 274 punonjës policorë të cilët janë hetuar me dyshimin se kanë kryer vepra penale.
Gjatë vitit 2022, IPK-ja ka ndërmarrë këto masa dhe rekomandime:
- 115 arrestime (107 zyrtarë policorë dhe 8 qytetarë të dyshuar);
- 157 rekomandime për suspendim;
- 5 rekomandime për transfere.
- Në prokuroritë kompetente janë dorëzuar 64 Kallëzime Penale, 28 Raporte të Veçanta dhe 9 Raporte Informuese.
-
IPK-ja gjatë vitit 2023 pranoi 1697 ankesa, arrestoi 21 punonjës policorë
-
IPK-ja thotë se “vetëm 213 punonjës të Policisë u hetuan për vepra penale”
-
Në nëntor u suspenduan 13 zyrtarë policorë, njëri prej tyre edhe u arrestua
-
Kryeshefi i IPK-së: Gjatë viti 2023 kemi rekomanduar suspendimin e 71 punonjësve policorë
-
Për 9 muaj, IPK-ja largoi 30 e suspendoi 60 policë të dyshuar për vepra penale