Kronikë

Pazari i policit: Dënimi 150 euro, por për ty 40 në shenjë respekti

“Në shenjë respekti” një polic i Kosovës ka zbutur dënimin për një shkelëse të rregullave në trafik, nga 150 euro sa ka qenë e përcaktuar me ligj, në 40 euro.

Në një video të publikuar në rrjetin TikTok të premten gjatë ditës, polici i trafikut dëgjohet teksa i thotë shoferes “40 euro është dënimi, 20 e paguan”.

“Është dashtë 150 euro dhe dy pikë t’i hiqen lejes. Për shenjë respekti thashë hajt...”, ka vazhduar polici.

Në videon e publikuar, publikuesja “është krenuar” me këtë fakt duke shkruar “shejë respekti pra” e duke falënderuar policin.