Arbëri

Vitia takon ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, diskutojnë për shëndetësinë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të martën ka pritur në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Sipas një komunikatë për media të Ministrisë së Shëndetësisë, në qendër të diskutimit në takim ishte mbështetja e Qeverisë së Luksemburgut në periudhën 4 vjeçare, siç theksohet veçanërisht në fuqizimin e kapaciteteve ekzistuese në sektorin e shëndetësisë si dhe në digjitalizimin e proceseve.

“Ministri Vitia e falënderoi ambasadorin Dietz për përkrahjen e jashtëzakonshme duke thënë se Qeveria e Luksemburgut ka qenë një prej donatorëve kryesorë në fushën e shëndetësie. Ministri Vitia dhe ambasadori Dietz bashkërisht u dakorduan për shtimin e intensitetit të aktiviteteve që do të zhvillohen në të ardhmen në fushën e shëndetësisë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.