Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, ka kritikuar mënyrën se si mediat kanë parashtruar pyetje politike gjatë përurimit të punimeve të reja në Klinikën e Kardiologjisë të mërkurën.
Gjatë këtij eventi, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti, Dietz theksoi se, megjithëse e kupton rëndësinë e politikës së brendshme dhe punën e mediave, një situatë e tillë kërkon edhe ndjeshmëri ndaj kontekstit.
“Kuptoj që kjo është puna juaj dhe politika e brendshme është shumë e rëndësishme dhe jemi në mes të diskutimeve të vështira, por sot është gjithashtu ‘koha e duhur’ për të treguar respekt për të gjithë mjekët, infermierët dhe stafin shëndetësor që punojnë të lodhur duke ofruar kujdes shëndetësor cilësor për popullin tuaj”, u shpreh Dietz.
Ai shtoi se, në raste të tilla, duhet të ketë një balancë mes interesit politik dhe respektit për profesionistët shëndetësorë që shërbejnë në spital.
“Ne gjithashtu duhet të gjejmë kohë të gjithë së bashku… jemi këtu në spital edhe për t’i nderuar ata”, theksoi ai.
-
Kurti shmang pyetjen për mungesën e barnave e Vitia justifikon mungesat
-
PDK-ja e Aleanca para Qeverisë: Kurti qëllimisht po e bllokon vendin
-
Kurti: Vendi avancon në arenën ndërkombëtare duke krijuar partneritete
-
“Amerikania në Kosovë” vlerësohet nga Kurti për promovimin e Kosovës
-
Guerot partive: Gjejeni vetë kompromisin dhe daljen nga bllokimi