Mostrat e 15 rasteve të tjera të dyshuara për Covid-19 janë përcjellë nga Klinika Infektive për testim laboratorik në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në mbledhjen e Komisionit të posaçëm për parandalimin e koronavirusit.
“Pacientët, pasi u kontrolluan në Klinikën Infektive, dhe u morën mostrat për testim laboratorik për virusin sars-cov2, po presim që në orët e para të pasdites të dalin rezultatet,” ka thënë Vitia, raporton KOHA.
Sipas tij, nga 1 shkurti, në aeroportin “Adem Jashari” dhe në pikat kufitare, sipas ministrit Vitia, janë testuar 5.510 udhëtarë. Derisa në IKSHP, deri tani janë analizuar 93 mostra, e që të gjitha kanë rezultuar negative.
-
Mbërrijnë në IKSHPK 2000 teste të reja për koronavirus
-
Vitia: Dy barna po dëshmohet se po kanë sukses në trajtim të pacientëve
-
Nga 8 shkurti deri sot janë testuar 207 mostra për koronavirus, IKSHPK-ja thotë vetëm 5 dolën pozitive e tjerat negative
-
Edhe sot një rast i dyshimtë me koronavirus në Kosovë, rezultoi negativ
-
Kosova ende pa asnjë rast me koronavirus, sipas IKSHP-së