Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se fertilizimi in vitro së shpejti mund të kryhet në institucionet publike.
Ai ka thënë se është nënshkruar Lista e Produkteve Mjekësore, në të cilën janë futur produktet e nevojshme për procedurën e fertilizimit in-vitro sipas protokolleve referente.
Sipas tij, këto produkte së shpejti do të sigurohen falas për qytetarët nga ana e shtetit.
“Deri më tani për të njëjtat produkte qytetarët tanë kanë shpenzuar 1000-1500 euro në sektorin privat. Një falënderim i veçantë për klinikën e Gjinekologjisë, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, barnatores qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Komitetit Kyç për angazhimin profesional që këto produkte të futen në Listën e Produkteve Mjekësore. Futja e këtyre produkteve në Listën e Produkteve Mjekësore është parakusht për të ofruar shërbimin e fertilizimit in-vitro për të cilin qytetarët tanë deri më tani kanë shpenzuar me mijëra euro”, ka shkruar Vitia në Facebook.
-
Vitia: Konfirmohet shtatzënia e parë pas IVF-së në QKUK
-
Në mungesë ligji e me udhëzim administrativ të vjetër, IVF-ja pritet të nisë në QKUK në dhjetor
-
Vitia: IVF-ja pritet të nisë në QKUK në fillim të dhjetorit
-
Vitia: Nga fundi i vitit, qytetarët do t’i blejnë barnat më lirë
-
Ministri Vitia pa përgjigje për mungesën e barnave esenciale