Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vitia pranon se “herë pas here” ka mungesë të barnave në Onkologji

ar

Foto: Driton Paçarada

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia,u është përgjigjur kritikave lidhur me furnizimin me barnat në Klinikën Onkologjike. Ai ka pohuar se “herë pas here” ka mungesë të barnave të caktuara. 

Vitia ka thënë se nga 70 milionë euro nga buxheti total për barnat, 22 milionë janë të ndarja për Onkologji. Mungesën e barit për trajtimin e kancerit ai e ka arsyetuar me dyfishimin e numrit të pacientëve që e kanë kërkuar, ndryshe nga ajo që kishte planifikuar klinika fillimisht. Siç ka thënë ministri, ka pasur kërkesë më të madhe se sa furnizim. 

“Në tri vitet e fundit janë shtuar një numër barnash në listën e barnave esenciale, me theks ato onkologjike, përfshirë Palbociclibin. Deri në mes të vitit 2025 këto barna nuk kanë qenë në listë dhe kur fillon një shërbim i ri apo futet një bar i ri fillimi kurrë nuk është i lehtë. Së pari me këto preparate Onkologjia për herë të parë në Kosovë është furnizuar më 2025. Për shkak se është medikament i ri klinika ka bërë planifikimin bazuar në pacientët që kanë shkuar në klinikë dhe kanë pasur nevojë për të. Por siç ndodh shpesh me këto raste pacientët që kanë qenë duke u trajtuar me këtë medikament ose në klinika private apo e kanë marrë privatisht, ose jashtë vendit, momentin kur u bë i disponueshëm në klinikë janë kthyer për ta marrë në Klinikën Onkologjike dhe kjo ka dyfishuar numrin e pacientëve që kanë kërkuar këtë trajtim për mbi planifikim që është bërë”, ka thënë ai në Kuvend. 

Kjo ka ndikuar edhe buxhetin, ka thënë Vitia. 

“Natyrisht se ka pasur implikime të dyfishta buxhetore dhe është e vërtetë se herë pas here edhe mungesë të këtyre barnave”.

 

Lexo përditësimet tjera
Dhjetë ligje në një seancë

Kuvendi sot mban seancë plenare

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në një seancë të rregullt parlamentare, e...