Ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka rikthyer në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të MSH-së, Naim Bardiqin, i cili ishte shkarkuar nga ish-ministri Armend Zemaj.
Në ditën e parë të tij të punës, Vitia, ka shfuqizuar vendimin e Zemajt për shkarkimin e Bardiqit dhe e ka kthyer atë në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të MSH-së. Po ashtu është shfuqizuar edhe vendimi i Zemajt, me të cilin e kishte caktuar Ardian Mehmetajn si ud të Sekretarit të Përgjithshëm në MSH.
Në arsyetimin e këtij vendimi, thuhet se që nga vendimi i Zemajt më 10 korrik, kur është pezulluar Naim Bardiqi pa pagesë, nuk është iniciuar, nuk është zhvilluar dhe nuk është përfunduar procedura disiplinore ndaj tij. E thuhet se sipas Ligjit për Shërbimin Civil dhe Rregullores për Pozitat e Larta Drejtuese në Shërbimin Civil, përcaktohet qartë se procedura në komisionin disiplinor duhet të përfundojë brenda afatit prej 60 ditëve nga pranimi i rastit.

-
Vitia merr detyrën e ministrit të Shëndetësisë, kthen në punë sekretarin e shkarkuar nga Zemaj
-
I zgjatet edhe për 4 vjet mandati sekretarit të MSH-së, Naim Bardiqi
-
Zemaj pezullon nga puna sekretarin e MSH-së
-
Gecaj caktohet ushtrues detyre i sekretarit në Ministrinë e Shëndetësisë
-
Opozita e akuzon për keqpërdorime, ministri Vitia fton Prokurorinë për hetime