I është zgjatur edhe për 4 vjet mandati sekretarit të përgjtihshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi.
Propozim-vendimi është bërë nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ndërsa është aprovuar në mbledhjen e Qeverisë sot.
“Propozim-vendimi për vazhdimin e mandatit të z. Naim Bardiqi si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë, bazohet në përformancën e shkëlqyer të tij në të gjitha aspektet e menaxhimit të mbikëqyrjes administrative. Ka treguar përformancë edhe në menaxhimin e mbikëqyrjen e vaksinimit dhe të luftimit të pandemisë në përgjithësi. Riemërimi i tij në pozitën e sekretarit krijon stabilitet e qëndrueshmëri institucionale që janë jashtëzakonisht të nevojshme në këto momente”, ka thënë ministri Vitia.
-
Vitia e rikthen Naim Bardiqin në pozitën e Sekretarit në MSH-së
-
Gecaj caktohet ushtrues detyre i sekretarit në Ministrinë e Shëndetësisë
-
Naim Bardiqi zgjidhet kryesues i Bordit të SHSKUK-së
-
Vitia merr detyrën e ministrit të Shëndetësisë, kthen në punë sekretarin e shkarkuar nga Zemaj
-
Qeveria ende s’ka nxjerrë vendim të ri për Bardiqin, përgjegjësinë ia lë Administratës Publike