Një video që pretendon se shfaq një qeli luksoze brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin, është bërë virale në Shqipëri të premten.
Gazetari Artan Hoxha, që ka publikuar pamjet, e ka cilësuar ambientin si hotel me shtatë yje.
Në pamjet e publikuara shihet ambienti luksoz me të gjitha pajisjet si televizor, mini-kuzhinë, shtrat luksoz, dollap etj.
Sipas gazetarit Hoxha, investimet janë bërë nga bota e krimit. Megjithatë, sipas tij, diçka e tillë është e pazakontë.
Ai ka thënë se videon e ka siguruar nga një i burgosur. Sipas Hoxhës, qelia i përket një ish-ortaku të Ervis Martinaj, i njohur si “bosi i lojërave të fatit”, e që zyrtarisht ka vite që është shpallur i zhdukur.
Artikuj të ngjashëm
-
Kuvendi i Shqipërisë “në zjarr”, protesta jashtë e tensione brenda
-
Shtatë vjet burgim autorit të vjedhjes së rreth 3 kg ari në Prizren
-
Kurti: Aktivistët e VV-së u dënuan me burg për statuse, të shohim si do të veprojë drejtësia për sulmin ndaj Mehanit
-
Gjykata Speciale ndan pamje nga burgu ku mbahen ish-drejtuesit e UÇK-së
-
Bashkëpunëtorët e Orbanit nxitojnë ta zhvendosin pasurinë nga Hungaria