Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka paraqitur para mediave disa të dhëna paraprake të gjysmës së parë të ditës të votimit të përpunuara deri në orën 19:00.
Vëzhguesit vendorë kanë vërejtur parregullsi në disa Qendra të Votimit gjatë procesit zgjedhor në Shqipëri, duke votuar pa dokumente, fotografime të votave, shitblerje të votave dhe kaos në disa Qendra të Votimit.
Përfaqësuesja Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, Rajmonda Prifti tha se vëzhguesit e tyre mendojnë se 5 për qind kanë qenë të paautorizuar në Qendër të Votimit dhe 95 për qind kanë qenë të autorizuar. Ajo tha se në 91 për qind dhomat e fshehta ishin vendosur në pozicion të rregullt. Po ashtu 98 për qind mendojnë që dhoma e fshehtë mund të sigurojë fshehtësinë e votës dhe vetëm 1.3 për qind që nuk mund të garantohet fshehtësia e votës.
Ajo tha se 3.7 për qind janë paraqitur zgjedhës që kanë fotografuar votën. Po ashtu 3.1 për qind mendojnë se kishte persona që përpiqeshin të ndikonin në vullnetin e zgjedhësve.