Demokracia në Veprim ka gjetur se 1.6 për qind e vendvotimeve të dielën janë hapur me vonesë. Paraprakisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se procesi zgjedhor ka filluar në të gjithë vendin me kohë, nga ora 07:00.
Drejtuesi i DnV-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se arsyet e vonesës së fillimit të procesit ishin kryesisht mungesa e komisionerëve dhe kabinave të votimit.
“Sipas të dhënave nga terreni, me vonesë janë hapur 1.6% e vendvotimeve dhe kjo për shkak të mungesës së komisionerëve, në disa raste vonesat lidhen me mungesën e kabinave të votimit. Në 2% të vendvotimeve ka pasur probleme në funksionalizimin e kamerave ose mënyrën si janë vendosur që mund të cenojnë fshehtësinë e votës. Në 16% të vendvotimeve nuk ka asnjë grua komisionere”, ka thënë ai në konferencën për media.
Kryeziu po ashtu ka treguar të gjeturat e tjera nga vëzhgimi përgjatë orës së parë të procesit të votimit.
“Për shumë persona me aftësi të kufizuar fizike ushtrimi i të drejtës së votës vazhdon të shoqërohet me pengesa. Rreth 19% në qendra të votimit ende nuk e ushtrojnë infrastrukturën e nevojshme. Në ambientet jashtë qendrave të votimit janë hasur materiale të subjekteve, promovuese, megjithëse rregullat zgjedhore e ndalojnë vendosjen e tyre brenda perimetrit 100 metra. Kjo është vërejtur në afërsi të rreth 2% të qendrave të votimit”, tregoi ai.
E, në 10% të vendvotimeve është raportuar se nuk ka zyrtarë policorë siç e parasheh ligji, ka thënë tutje Kryeziu.
Edhe
DnV: 3% e vendvotimeve u hapën me vonesë, disa në mungesë të komisionerëve e disa të rrymës
“19% të qendrave të votimit nuk kanë kabina ndihmëse që si problematikë është e shprehur në rajonin e Ferizajt, Kaçanikut, Prizrenit, Podujevës, Prishtinës dhe Pejës”.