Kreu i Komunës së Prishtinës e ka paraqitur në Facebook një rast kërcënimi ndaj tij, ku bashkë me një video nga kamerat zyrtare të objektit të vjetër të Komunës, tregon rastin e shpimit të gomës së veturës së tij.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mëngjes.
“Herët në mëngjes të shtunën, një person e ka pre me thikë rrotën e makinës së Komunës të cilën e përdor për dalje në terren. Kjo nuk mund të kuptohet ndryshe pos tentim kërcënimi”, thotë kreu i Komunës, Shpend Ahmeti.
Ai thotë se kërcënimet e tilla janë të kota, pa marr parasysh se nga kush vijnë dhe çka synojnë.
“Rastin e kemi lajmëruar në polici por meqenëse mediat po thërrasin menjëherë pas lajmërimeve në polici, këtë video po e postojmë vet. Kot e keni, kushdo që jeni!”, ka thënë Ahmeti.
-
Tentim vrasje në Prishtinë
-
Për t’i ikur kontrollit, një person godet me veturë zyrtaren policore
-
Policia konfirmon kërcënimin me thikë ndaj kryetarit të Prishtinës
-
Vërehet një ari në Gërmi, Ahmeti apel qytetarëve të mos e frekuentojnë Parkun
-
Komuna e Prishtinës paralajmëron aksion për mbledhjen e mbeturinave