Në një aksident trafiku në mëngjesin e sotëm në Kodrën e Trimave në Prishtinë, një veturë është përplasur për trafo të rrymës.
KEDS ka njoftuar se si pasojë e këtij vetaksidenti është shkaktuar dëm i konsiderueshëm, ku për pasojë i gjithë stabilimenti shpërndarës i energjisë për një pjesë të Kodrës së Trimave në Prishtinë ka dalë jashtë funksionit.
“Ekipet tona me të pranuar informatën kanë dalë menjëherë në terren, ku fillimisht kanë bërë eliminimin e pdo rreziku eventual dhe kanë filluar punimet në rregullimin e këtij trafostacioni. Për shkak të dëmeve të mëdha të shkaktuara, punimet në sanimin e tyre mund të marrin kohë. Sidoqoftë, ekipet e KEDS-it do të bëjnë të pamundurën në rikthimin e energjisë në kohën më të shpejt të mundshme”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
-
KEDS njofton për prishje të rrjetit elektrik në disa rajone si pasojë e erërave të forta
-
Erërat e forta prekin Kosovën, disa fshatra të Vitisë mbesin pa rrymë
-
Kjo zonë në Prishtinë mbetet pa rrymë pas dëmtimit të dy shtyllave elektrike
-
Probleme me rrymën në disa rajone pas reshjeve të mbrëmshme
-
Plagoset një person në Kodrën e Trimave