Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë, lëndohet një person

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Një person është lënduar në një aksident trafiku mëngjesin e së hënës në Prishtinë. Policia i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, në orën 06:00, ku është përfshirë një veturë.

“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, thuhet në njoftimin policor.