Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Prishtinë, lëndohet një person

Një person është lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Aksidenti ka ndodhur të premten në ora 08:00, ku janë përfshirë dy automjete.

“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, i ka thënë Policia KOHËS.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.