Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Prishtinë, një person dërgohet në spital

Foto ilustrim

Një person është lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë të dielën, njoftoi Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i tha KOHËS se aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Fahri Fazliu’ rreth orës 17:00, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

I lënduari është dërguar në spital për trajtim mjekësor, gjersa me rastin po merret njësiti i trafikut.

‘Sot rreth orës 17:00 ne rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftim.