Shkon në 66 numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga vettingu. Kjo e enjte nisi me shkarkimin e kandidatit për gjykatë kushtetuese Ilir Mustafaj i cili sipas vettingut kishte probleme me pasurinë.
Mustafaj është gjyqtar i Gjykatës së Tiranës ndërsa prej më shumë se një viti ishte në pritje për t’u bërë gjyqtar Kushtetuese.
Gjatë seancës dëgjimore Mustafaj kërkoi dhe ndërrimin e trupit gjykues për shkak të konfliktit që kishte me relatoren Xhensila Pine, por kjo kërkesë u rrëzua.
Në përfundim Mustafaj u shpreh se ka humbur vendi, Gjykata Kushtetuese pasi sipas tij s’do të ketë në përbërje të saj një gjyqtar të ndershëm. Ai tha se ka mbështetur vettingun dhe reformën në drejtësi, por deklaroi se kundërshton shkarkimin duke paralajmëruar ankim.
-
Vetingu kalon testin e Kushtetueses
-
KPK “shoshiti” përmes Vetingut 220 gjyqtarë e prokurorë, konfirmoi në detyrë 94 prej tyre
-
Reforma në Drejtësi në Shqipëri pushon 50 gjyqtarë dhe prokurorë
-
Kuvendi dështon t’i zgjedhë dy gjyqtarët e Kushtetueses
-
Bytyqi i KGJK-së: Reforma në drejtësi është reduktuar në disa persona, s’ka qenë problemi te krerët