Tiranë, 24 dhjetor - Që nga nisja e procesit të Vetingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka marrë në shqyrtim në total 220 subjekte rivlerësimi, duke konfirmuar në detyrë 94 prej tyre.
Sipas një njoftimi për shtyp nga KPK, bëhet e ditur se nga fillimi i punës së këtij komisioni e deri më sot janë shkarkuar nga detyra 83 subjekte rivlerësimi.
Po ashtu, KPK ka ndërprerë procesin sipas nenit g të Kushtetutës për 18 subjekte dhe ka pushuar procesin sipas nenit 56 të ligjit 84/2016 për 8 subjekte rivlerësimi.
KPK ka përfunduar procesin pa vendim përfundimtar për 16 subjekte, ndër të cilët M. Xhaferllari dhe ata që kanë arritur moshë pensioni. Po ashtu, KPK ka ka pezulluar nga detyra 1 subjekt.
Procesi i Vetingut nisi në fund të vitit 2017, kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si organi bazë nisi zyrtarisht verifikimin mbi bazën e tre kritereve, ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale/ATSH.
-
Vettingu deri tash ka shkarkuar 66 gjyqtarë e prokurorë
-
Reforma në Drejtësi në Shqipëri pushon 50 gjyqtarë dhe prokurorë
-
Reforma në KPK, Haxhiu: Sapo të konstituohet Kuvendi, do të zgjidhet edhe anëtari joprokuror
-
Haxhiu pranon se Vettingu nuk është ai që është premtuar nga Vetëvendosja
-
Vetingu kalon testin e Kushtetueses