Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Haxhiu pranon se Vettingu nuk është ai që është premtuar nga Vetëvendosja

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka theksuar se Vettingu nuk do të jetë siç ishte premtuar fillimisht nga partia në pushtet, pas opinionit të Komisionit të Venecias.

“Të thash që jo, ne kemi pas propozimin siç thash më herët në fjalën time, që të ketë Vetting për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, jo vetëm për nivelet e larta të sistemit të drejtësisë dhe këtë nuk e ka pranuar Komisioni i Venecias sepse edhe në takimet që kemi pasur me raportuesit të cilët kanë qenë të angazhuar për trajtimin e këtyre amendamenteve, e kanë parë si problem modelin e Republikës së Shqipërisë”, ka deklaruar Haxhiu të hënën në emisionin “Tempus”, në KTV.

Ajo ka shtuar se janë trajtuar edhe në koncept-dokumentin për Vettingun në sistemin e drejtësisë të gjitha vendet të cilat kanë kaluar në procesin e Vettingut.

“Na kanë sugjeruar që kjo është forma më e mirë sepse konsiderohet që në qoftëse në krye të sistemit, gjegjësisht në krye të një institucioni e ke një person që ka integritet moral dhe profesional, pastaj ata ishin të bindur që kjo do të reflektojë edhe në nivelet tjera. Për shembull, ne kemi institucione që drejtohen nga persona që kanë integritet moral dhe profesional, qofshin burra apo gra, dhe pastaj ata përmes veprimeve të tyre kontribuojnë që të mos lejojnë zyrtarë, në këtë rast prokurorë apo gjyqtarë, të cilët kanë probleme me integritetin. Pra, i dërgojnë në mekanizmat përkatës të disciplinës e të tjera”, ka theksuar Haxhiu.

Sipas saj, në Kosovë zakonisht në krye të sistemit ka ndodhur të ketë persona që nuk e kanë as integritetin moral e as atë profesional.

Edhe Haxhiu: Uroj që vettingu të mos e ketë fatin e Ligjit për KPK-në, në kuptim të vonesave në Kushtetuese TEMPUS Haxhiu: Uroj që vettingu të mos e ketë fatin e Ligjit për KPK-në, në kuptim të vonesave në Kushtetuese

Paraprakisht, ministrja ka deklaruar se ideja fillestare ka qenë që të ketë Vetting për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët.

“Duke qenë se ka qenë një proces jashtëzakonisht i ndjeshëm, që ka pasur rëndësi të madhe edhe për qytetarët e Republikës dhe vazhdon të ketë natyrisht për Qeverinë e Republikës, ne kemi konsideruar që duke qenë kështu është e rëndësishme që të bashkëpunojmë me Komisionin e Venecias në raport me këtë reformë sikurse kanë bërë edhe vendet tjera, përfshirë edhe Republikën e Shqipërisë, që çfarëdo reforme që kanë marrë në drejtësi, e kanë konsultuar Komisionin e Venecias. Ideja fillestare ka qenë ajo që dihet publikisht dhe e kemi thënë në vazhdimësi që të ketë Vetting për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, përmes autoritetit apo mekanizmit kalimtar të integritetit dhe kësisoj kanë qenë edhe propozimet e para në këtë drejtim”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka shtuar se në qershor të vitit 2022, kanë marrë përgjigje nga Venecia për këtë qëllim, ndërsa theksoi draftin që kishin marrë nga Venecia në mars të 2022-ës.

“Madje në mars të 2022-ës më kujtohet që ka qenë një draft i Vettingut që nuk ka qenë fare i mirë nga Komisioni i Venecias dhe ne në atë kohë kemi bërë përpjekje maksimale që ai draft të mos votohet sepse kishim përshtypjen që nuk janë njohur si duhet rrethanat e përballjes me mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë dhe me problemet me të cilat ballafaqohemi. Kësisoj, kemi arritur që ta shtyjmë atë dhe tek në qershor kemi arritur të marrim draftin, gjegjësisht opinionin e Vettingut, që ndërlidhet me atë që Venecia ka sugjeruar që ne mos të shkojmë sikurse shembulli i Shqipërisë, por ta ndjekim shembullin tjetër, ku do të themelohet me amendamente kushtetuese një mekanizëm i jashtëm i vlerësimit të integritetit të krerëve të sistemit të drejtësisë, ku përfshihen gjegjësisht Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial dhe në anën tjetër kryeprokurorët e prokurorive dhe kryetarët e gjykatave”, ka theksuar Haxhiu.

Ajo ka deklaruar se kanë pasur kërkesa nga akterë të ndryshëm dhe shoqëria civile, që t’i zbatojnë rekomandimet e Venecias dhe është konsideruar e rëndësishme të zbatohen rekomandimet e tyre.

Haxhiu ka theksuar se Gjykata Kushtetuese, që sipas saj ndonëse mori vendim 10 muaj me vonesë, në këtë fazë lëshohet vetëm sa i përket kapitullit të dytë të Kushtetutës.

“Natyrisht se vlerësojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në raport me këtë dhe tani faza tjetër është që Kuvendi i Kosovës ta trajtojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të shihet nëse gjykata, sepse në njoftimin që ne kemi parë aty vlerësohen amendamentet kushtetuese, gjegjësisht tri prej tyre janë në përputhje me kapitullin e dytë të Kushtetutës, pra nuk cenojnë të drejtat e njeriut. Dilema është te integriteti i cenueshëm si term, që Gjykata Kushtetuese konsideron që nuk është i qartë, i paparashikueshëm si terminologji. Tash a e ka fjalën të cenueshëm apo integritetin në përgjithësi apo integritetin e cenueshëm në përgjithësi ne presim që ta shohim dhe të definohet kjo çështje”, është shprehur Haxhiu.

Edhe Bugaqku: Për vettingun duhet kompromis politik, duhet edhe vota e Listës Serbe Zgjedhjet 2025 Bugaqku: Për vettingun duhet kompromis politik, duhet edhe vota e Listës Serbe

Sipas saj, çështja është që amendamentet trajtojnë dy aspekte të rëndësishme, pra trajton rregullimin e përhershëm dhe çka konsiderohet shkelje e rëndë e detyrave nga një prokuror dhe një gjyqtar dhe e dyta, sipas saj është që përmes këtij aktgjykimi pranohet kontrolli i integritetit si koncept që duhet të ekzistojë në sistemin e drejtësisë.


Haxhiu: U vlerësuan mjaftueshëm e u morën masa disiplinore ndaj personave që vetëm e kanë menduar kandidimin për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore

Haxhiu ka deklaruar se kanë kuptuar që personat që e kanë menduar ose diskutuar kandidimin për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë vlerësuar mjaftueshëm ose ndaj tyre është marrë ndonjë masë disiplinore, për t’ua pamundësuar kandidimin.

“Pra, pak a shumë kam përshtypjen që brenda sistemit të drejtësisë, sidomos atij prokurorial, prokurorët nuk janë të lirë të veprojnë në raport me përgjegjësitë që i kanë. Për shembull, vetëm procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore, ne kemi kuptuar që personat të cilët vetëm kanë menduar ose diskutuar me dikë që do të kandidojnë për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë vlerësuar mjaftueshëm ose ndaj tyre është marrë ndonjë masë disiplinore për t’ua pamundësuar që të kandidojnë. Disi duken si individë të shtrydhur e të ndrydhur e që nuk guxojnë…” , ka thënë Haxhiu, në emisionin “Tempus”, në KTV.

Ajo ka shtuar se këtë gjë e kanë kuptuar në takime e evente të ndryshme që organizohen për reformat në drejtësi.

“Në takime që kam pas, në evente të ndryshme që organizohen për reformat në drejtësi, edhe në fushata të ndryshme, ne kemi kuptuar që kjo ka ndodhë, madje duket në masë të madhe dhe sinqerisht më vjen keq se kjo është koha më e gabuar, forma më e padrejtë kur dikush e merr një masë ose vlerësohet jo drejt vetëm për shkak se ka në mendje të kandidojë për një pozitë”, ka theksuar Haxhiu.

Edhe Haxhiu: Rruga drejt forcimit të shtetit të së drejtës është e pandalshme, pavarësisht vonesave Arbëri Haxhiu: Rruga drejt forcimit të shtetit të së drejtës është e pandalshme, pavarësisht vonesave

Ministrja ka shtuar se në këtë rast nuk po flet për personin që është zgjedhur ta drejtojë Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në këtë rast Zejnullah Gashin dhe as atë të Speciales, Blerim Isufaj.

“Mirëpo, për mua, as për qytetarët e as për shoqërinë tonë, as për demokracinë, nuk është mirë që ta kemi vetëm një kandidat për një pozitë të tillë dhe kjo flet shumë. Prandaj po them, që duke pas parasysh edhe rekomandimet e Venecias edhe atë që edhe unë besoj që nëse ke në krye të institucionit persona që kanë integritet moral, profesional, kryejnë me përgjegjësi detyrat që kanë, kjo mund të reflektojë edhe në aspektet tjera. Por, krahas kësaj ju e dini që ne po punojmë për zbatimin e deklaratës së zotimeve, ku hyjnë edhe fuqizimi i mekanizmave brenda sistemit për disciplinë, integritet, gjegjësisht edhe për çështjen e performancës sikurse edhe pasurisë, transparencës, llogaridhënies. Jam e bindur që edhe kur të arrijmë t’i fuqizojmë këto aspekte, do të mund të vijmë në një masë ku të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët do të jenë të vlerësuar sa i përket integritetit”, ka theksuar Haxhiu.