Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, zhvillimet e fundit për zhbërjen e Gjykatës Speciale i ka quajtur “dramatike”.
Kështu ka thënë shkurt për KTV-në, përderisa nuk ka treguar se a do të votojë Vetëvendosje në rast të kërkesës për ta prishur Ligjin për Specialen.
Koha.net ka provuar të kontaktojë me Glauk Konjufcën dhe deputeten Albulena Haxhiu, për të mësuar se cili është qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje, por se asnjëri nuk ka qenë i qasshëm.
Kujtojmë se Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk pati kuorum për të shqyrtuar kërkesën e 43 deputetëve për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale.
Për ta rrëzuar Ligjin për Gjykatën Speciale duhet votat e 61 deputetëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Si do t’i përgjigjen LDK-ja e VV-ja rikthimit për zhbërjen e Speciales
-
Vetëvendosje pa vendim të prerë rreth Speciales, por thotë se s’do t’ia bëjë argatin Thaçit
-
Vetëvendosje mblidhet në orën 22:00
-
Dërguti i bashkohet Konjufcës në zyrat e LDK-së, Haxhiu thotë se VV është në diskutime
-
S’ka kuorum për mbledhjen e Kryesisë, synohet të bëhet në orën 21:00