Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk ka kuorum për të shqyrtuar kërkesën e 43 deputetëve për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale.
Siç mëson KTV kryesia e Kuvendit pritet të mblidhet sërish në orën 21:00.
Anëtarët e Kryesisë dhe Shefat e Grupeve Parlamentare nga LDK dhe Vetëvendosje kanë dalë nga mbledhja.
LDK është deklaruar se është kundër një vendimi të tillë.
Ndërsa Glauk Konjufca ka komentuar shkurt për KTV-në se “zhvillimet janë dramatike”, pa treguar se si do të votonte Vetëvendosje në rast të kërkesës për ta prishur Ligjin për Specialen.
Artikuj të ngjashëm