Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konjufca cakton përsëri seancë të re pa miratimin e Kryesisë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka caktuar sërish seancë për të hënën pa miratimin e Kryesisë së Kuvendit. Kjo pasi sërish Kryesia nuk ka arritur ta bëjë kuorumin për të caktuar seancën e radhës.

Kryesia është mbledhur sot porse kanë munguar edhe dy përfaqësues të partive.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Herën e kaluar kur Konjufca kishte caktuar seancë, kuorumin nuk e kishte bërë përfaqësuesi i Listës Serbe.

Kjo është mbledhja e gjashtë që mbledhja e Kryesisë është duke dështuar.

"Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka caktuar për të hënën, më 6 dhjetor 2021, në orën 11:00, vazhdimin e punimeve të Kuvendit, me pikat e mbetura nga seancat e kaluara", thuhet në njoftimin e Kuvendit.