Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Për shkak të mungesës së kuorumit, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit është shtyrë.

Kuvendi njoftoi se mbledhja u shty për një kohë të pacaktuar.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 11:00, në mungesë të kuorumit shtyhet për kohë të pacaktuar. Për mbajtjen e saj do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.