Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje kërkon mbledhje të jashtëzakonshme për “Bashkimin e qytetit” të Ferizaj

Lëvizja Vetëvendosje dega në Ferizaj nëpërmjet një konference shtypi, të hënën, sërish ka reaguar ndaj projektit 4 milionësh të ashtuquajtur “Bashkimi i qytetit”, duke e cilësuar të kundërligjshëm derisa janë shpërfillur dokumentet strategjike të Komunës si planifikimin urban të qytetit, Planin Zhvillimor Komunal etj.

Ky subjekt opozitar ka kërkuar nga ekzekutivi komunal ta mbajë një seancë të jashtëzakonshme të KK-së për t’i njoftuar këshilltarët dhe qytetarët më mirë rreth këtij projekti dhe të tregohet e vërteta se nuk ofron zgjidhje për ta bashkuar qytetin, shkruan sot Koha Ditore.

Enver Haliti, këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në këtë konferencë, ka thënë se askush nuk është njoftuar për detajet e projektit “Bashkimi i qytetit”, andaj mbajtja e një seance të jashtëzakonshme është e domosdoshme.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)