Subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, dega në Ferizaj, kanë deponuar gjithsej 15 nënshkrime në Komunë për thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Kuvendit për të debatuar më hollësisht rreth projektit të ashtuquajtur “Bashkimi i qytetit”.
Sipas opozitës, tashmë kanë mbledhur 2/3 e nënshkrimeve siç kërkohej me ligjet në fuqi dhe i është dorëzuar komunës dhe kryesueses së KK-së për thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme, shkruan sot Koha Ditore.
“Duke u bazuar në nenin 17 dhe nenin 44 të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale në Republikën e Kosovës dhe nenin 28 pika 2 të Statutit të Komunës së Ferizajt dhe nenin 11 të Rregullores së punës së KK-së, anëtarët e Kuvendit të nënshkruar në listën përcjellëse kërkojmë mbledhje të jashtëzakonshme me datën 09.11.2018 dhe me të vetmen pikë të rendit të ditës “Diskutim për Projektin Bashkimi i qytetit në Komunën e Ferizajt””, thuhet në kërkesën e opozitës./Agim Ademi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Nisin punimet për projektin 4-milionësh në Ferizaj ende pa u nënshkruar ai
-
Dështon seanca e jashtëzakonshme për projektin “Bashkimi i qytetit” të Ferizajt
-
LDK-ja kërkon mbledhje të jashtëzakonshme për “Bashkimin e qytetit”
-
Vetëvendosje kërkon mbledhje të jashtëzakonshme për “Bashkimin e qytetit” të Ferizaj
-
Vetëvendosje kërkon seancë të jashtëzakonshme për degradimin urban në Ferizaj