Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon seanca e jashtëzakonshme për projektin “Bashkimi i qytetit” të Ferizajt

Ka dështuar mbledhja e jashtëzakonshme e KK-së në Ferizaj, shkaku i kuorumit.
Kjo mbledhje është thirrur me kërkesë të 15 këshilltarëve nga radhët e opozitës me qëllim të informimit rreth projektit të ashtuquajtur “Bashkimi i qytetit” me vlerë 4- milionësh, që tashmë ka nisur të realizohet.

Kryesuesja e KK-së, Kristina Gashi – Bytyçi, ka thënë se mbledhja është thirrur mbi bazën e kërkesës së 15 këshilltarëve të KK-së, shkruan sot Koha Ditore.

“Jemi bazuar në Ligjin e vetëqeverisjes lokale 03 l/L-040 në bazë të rregullores së punës së Kuvendit dhe në bazë të Statutit komunal. Ndërkaq për shkak të mungesës së kuorumit me gjithsej 19 këshilltarë të pranishëm nuk mund të procedojmë me seancën, andaj e shpalli të mbyllur këtë mbledhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Bytyçi.

Nga ana tjetër, opozita e bashkuar LDK dhe Vetëvendosje, menjëherë kanë organizuar një konferencë shtypi para objektit të Komunës. Shefi i GK nga radhët e LDK-së, Muharrem Svarqa, ka thënë se mungesa e kuorumit, të cilën e bën partia në qeverisje (PDK) tregon gatishmërinë për të qenë transparent dhe llogaridhënës për projektin e ashtuquajtur “Bashkimi i qytetit”, mirëpo për LDK-në është një projekt i panjohur, sepse si i tillë nuk gjendet në asnjërin kod buxhetor, andaj nuk mund të kamuflohen projekte të tilla me buxhetin e taksapaguesve.\Agim Ademi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)