Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje i bashkohet protestës kundër pretendimeve të kishës serbe në Shas

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një reagimi publik e denoncon atë që e cilëson si përpjekje e klerikëve të kishës serbe, përkatësisht peshkopit Amfilohije Radoviq, për të përvetësuar trashëgiminë kulturore e historike shqiptare.

“Amfilohije dhe klerikë të tjerë kanë planifikuar mbajtjen e liturgjisë në rrënojat e qytetit ilir e më vonë arbëror, Shasit, me pretendimin provokativ se shqiptarët janë myslimanë, e rrënojat e kishave në Shas i përkasin pra sipas tyre, kishës serbe. Ky esencializim i shqiptarëve është si provokativ ashtu edhe i papranueshëm. Pjesë e identitetit historik dhe aktual shqiptar janë edhe trashëgimitë materiale e shpirtërore të tre religjioneve që kanë patur dhe ende kanë shqiptarët, pra katolicizmit, ortodoksisë dhe myslimanizmit, përfshi këtu edhe vëllazëritë sufiste, si bektashinjtë etj”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Xhamitë, teqetë, kishat, tempujt, qofshin ato ende në përdorim, apo rrënoja të lashtësisë, janë ndërtuar nga shqiptarët e paraardhësit e tyre, dhe i kanë shërbyer po atyre. Andaj çdo pretendim për t’i paraqitur ato si pronë a trashëgimi e një kombi tjetër, është e papranueshme dhe anti-historike. Është veçse një tentativë për t’i paraqitur shqiptarët si ardhacakë, pa trashëgimi e kontribut historik vetjak”, thuhet më tej në reagim.

Vetëvendosje thotë se i bashkohet protestave të banorëve të Shasit, Anës së Malit dhe Komunës së Ulqinit.

“Kërkojmë që qeveria e Malit të Zi, por edhe ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë të mos lejojnë provokime e përvetësime të tilla të trashëgimisë sonë kombëtare”, thuhet në fund të reagimit të VV-së.