Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se do të marrë pjesë dhe do të votojë pro bartjes së të hyrave vetanake të kryeqytetit në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, e cila do të mbahet të enjten, më 27 nëntor.
Asamblisti i VV-së, Egzon Azemi, ka thënë se debati rreth ligjshmërisë së seancës nuk është në dorën e tyre, por në kompetencë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL). Sipas tij, seanca është thirrur shumë vonë dhe kjo ka krijuar polemika të panevojshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“MAPL-ja është ajo që e vlerëson nëse është e ligjshme apo jo. Rama ka mundur ta thirr këtë seancë edhe në tetor, edhe në shtator, kur nuk do të kishte fare polemika. Por megjithatë, a është ligjore apo jo do të vendosin organet e tjera. Qëndrimi ynë është i qartë: do të marrim pjesë në seancë dhe do të votojmë për bartjen e mjeteve. Ne asnjëherë nuk kemi qenë bllokues të Kuvendit”, deklaroi Azemi në “60 Minuta” të KTV-së.
Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal për dy çështje kryesore: bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2024 në vitin 2025 dhe shqyrtimin e buxhetit të Prishtinës për vitin 2026.
Por Azemi nuk dha shenja se VV-ja mund ta votojë buxhetin. Ai ka thënë se nuk e kishin votuar buxhetin e kryeqytetit për shkak të kundërshtimit ndaj pikës për sheshin “Xhorxh Bush”, e cila, sipas tij, nuk u hoq pavarësisht kërkesave të tyre.
“Ne kemi kërkuar që të hiqet projekti ‘Xhorxh Bush’ pasi është në dorën e gjykatës. Por nuk u hoq”, u shpreh ai.