Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veteranët takohen sot me Kurtin

Veteranët e UÇK-së do të priten sot në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Takimi i tyre parashihet të fillojë në ora 09:00.

Kërkesa për takim ka ardhur nga kryeministri Kurti, pas protestës së veteranëve gjatë ditës së enjte, e cila pengoi edhe zhvillimin e seancës së Kuvendit.

Krerë të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së premtes të thirrur nga kryeministri Kurti.

Kushti i veteranëve për shpërndarje nga protesta e së enjtes ishte që të ndërpritej seanca e Kuvendit, ku duhej të diskutohej për Projektligjin për tërheqjen e kursimeve nga Trusti. Dhe pasi, kryetari Glauk Konjufca, njoftoi për ndërprerje të seancës, edhe protestuesit e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, nisën të shpërndahen.

Edhe OVL e UÇK-së: Rritjet s’bëhen pa buxhet të miratuar, Kurti anashkaloi qëllimisht veteranët Arbëri OVL e UÇK-së: Rritjet s’bëhen pa buxhet të miratuar, Kurti anashkaloi qëllimisht veteranët

Veteranët po protestojnë pasi nuk janë përfshirë në Projektligjin për pagën minimale. Qeveria insiston që veteranëve t’u rritet pensioni, por vetëm pas pastrimit të listave.