Arbëri

Osmani takon sot veteranët për Ligjin për pagën minimale

Presidentja Vjosa Osmani do t’i presë të martën në takim përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Presidentja Osmani do t'i takojë sot përfaqësuesit e OVL të UÇK-së”, është thënë shkurt në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidencës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë të ditur për KOHËN se takimi do të fillojë nga ora 14:00.

Ky takim do të zhvillohet pas miratimit të Ligjit për pagën minimale në Kuvend, ku nuk është përfshirë si kategori edhe pensioni i veteranëve të UÇK-së.