Turmë e madhe e veteranëve të luftës në pritje të regjistrimit për marrjen e pensionit është shkaktuar në zyrat e Ministrisë së Mirëqenies Sociale në Gjakovë, të hënën në mëngjes. Një nga veteranët ka publikuar në mëngjes një video në të cilën shihet rreshti i gjatë i veteranëve, e ku nuk respektohen masat ndaj COVID-19.
Sipas tij, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë afat deri më datën 15 për të marrë pensionin e luftës. Ai ka thënë se tash për regjistrim për pensione është bërë ndarja në rajone dhe kjo ka shkaktuar tollovi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgjencia e Statistikave e Kosovës ka bërë të ditur në raportin e fundit se në vend, numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës është rreth 38 mijë, me Deçanin që prin.
Ja spo ka pun ne Xhakov
Posted by Faik Zogaj on Monday, October 12, 2020