Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veteranët e Dukagjinit: Nëse territori rrezikohet, ne do luftojmë prapë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kosovës nga Dukagjini po protestojnë para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.

Ata i kanë dhënë ultimatum Prokurorisë deri më 8 tetor që të hedh poshtë aktakuzën ndaj tyre, në të kundërtën paralajmërojnë protesta jo paqësore.

Vlerësojnë se kjo është një padrejtësi e radhës që po u bëhet dhe thonë se po përjetojnë persekutim nga institucionet e drejtësisë.

Luftëtarët thonë se shteti për të cilin dhanë gjithçka po i ofendon para familjes.

“Nëse territori ynë rrezikohet Kosovë ne do të luftojmë prapë për ty. Faleminderit Kosovë”, deklarojnë ata.

Duke kërkuar që të miratohet Ligji për Vlerat e Luftës dhe të ndryshohet Ligji për veteranët, ata kërkojnë reflektim nga institucionet në të kundërtën u thonë se do pendohen.

Ndërsa, u kanë bërë thirrje luftërave që të mos u përgjigjen thirrjeve të prokurorisë, ngase sipas tyre, akuzat janë të rreme.


Fillon protesta e veteranëve të Dukagjinit

Ka nisur protesta e OVL-së së UÇK-së të Dukagjinit e paralajmëruar për orën 13:00 para Pallatit të Drejtësisë.

Kjo organizatë ka ftuar bashkëluftëtarët dhe të gjithë qytetarët të protestojnë, siç kanë thënë ata kundër padrejtësisë së radhës që po i bëhet luftës së shenjtë të UÇK-së.

Kujtojmë se së fundi në opinion është ngritur tema e veteranëve të rremë dhe atyre që përfituan jashtëligjshëm nga ky status.

Artikuj të ngjashëm