Ish-ushtarë të UÇK-së të Zonës së Dukagjinit kanë protestuar te objekti i Pallatit të Drejtësisë për të kundërshtuar përfshirjen e tyre në listën e veteranëve të rremë, raporton KTV.
Para objektit të Pallatit të Drejtësisë, në emër të veteranëve, Avdyl Mushkolaj ka paraqitur kërkesat e tyre.
Kërkuan që aktakuza e veteranëve të hidhet poshtë, duke thënë se nëse kjo nuk bëhet, do të organizojnë edhe protesta të dhunshme.
Ish-anëtari i Komisionit Qeveritar për verifikimin e statusit të veteranit, Sadik Halitjaha, që tash është i akuzuar për fryrje të listave të veteranëve, ka kërkuar miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës.
Protestuesit kanë dhënë afat deri më 8 tetor për kërkim falje publike nga Prokuroria, për, siç thanë, denigrimin e vlerave të veteranëve. Protestës i është bashkuar edhe deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, e cila e gjeti vetën në listën e veteranëve mashtrues.
-
Ultimatum i veteranëve të Dukagjinit për Prokurorinë
-
Veteranët e Dukagjinit, në mungesë të përkrahjes nga Qendra, “zbusin” qëndrimet
-
Veteranët e Dukagjinit: Nëse territori rrezikohet, ne do luftojmë prapë
-
Veteranët sot protestojnë në mbrojtje të vlerave të luftës
-
Historiku i rastit “Veteranët mashtrues”