Arbëri

Vetëm ndryshimet kushtetuese eliminojnë bllokadat institucionale

Pas dy palë zgjedhjesh të fundit, sebep për ngërçet afatgjate në procesin e konstituimit të institucioneve të reja janë bërë disa norma kushtetuese dhe interpretimi që Gjykata Kushtetuese ua ka bërë atyre, shkruan sot Koha Ditore.

Ndryshimi i këtyre dispozitave shihet si e vetmja mundësi për t’i evituar bllokadat në të ardhmen.

Kuvendi dhe as Qeveria nuk janë konstituuar akoma, ndonëse zgjedhjet e parakohshme për to janë mbajtur më 11 qershor.

Koalicioni PAN është fitues relativ i tyre dhe, mbi bazën e një interpretimi kushtetues, vetëm atij subjekti që ka fituar më së shumti vota i takon e drejta për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit. Por, ky koalicion nuk ka mundur ta sigurojë shumicën në Kuvend, e për pasojë nuk ka vota as për ta votuar kryeparlamentarin e as Qeverinë.

Situatë gati e njëjtë ka qenë edhe pas zgjedhjeve të 2014-s, kur procesi i konstituimit të institucioneve të reja ka marrë gjysmë viti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.