Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar sot për në Britani të Madhe, ku do të ketë takime me zyrtarë të lartë të Partisë Konservatore Britanike.
Gjatë qëndrimit në Londër, me ftesë të Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, lideri i PDK-së do të ketë takime bilaterale me krerët e Partisë Konservatore Britanike në rrafshin politik dhe organizativ, transmeton kp.
Veseli do të diskutojë për huazimin e përvojave më të mira dhe transferimin e ekspertizës dhe asistencës së konservatorëve për fuqizimin e PDK-së dhe për hartimin e një programi të ri e modern për të ardhmen.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti udhëton drejt Britanisë së Madhe, do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit
-
Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin
-
Kurti arrin në Kuvend, pret takim konstruktiv me Hamzën
-
Mblidhet PDK-ja pas ftesës së Kurtit për takim
-
Çitaku-Costas: Kosova e ka vendin në Evropë, jo vetëm gjeografikisht por edhe politikisht