Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim zëvendës shefin e misionit vëzhgues të BE-së, z. Marian Gabriel.
Në këtë takim që u zhvillua në Zyrën e liderit të PDK-së u diskutua për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë.
Pas këtij takimi, Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se me zëvendës shefin e misionit vëzhgues të BE-së ka diskutuar edhe për sfidat që e kanë përcjell procesin zgjedhor në Kosovë.
“Me zëvendës shefin e misionit vëzhgues të BE-së, z. Marian Gabriel, diskutuam përgjithësisht për procesin zgjedhor, si për mbarëvajtjen ashtu dhe për sfidat që e kanë përcjellë. Presim përfundimin sa më të shpejtë të këtij procesi pasi që qytetarët e Kosovës duhet t'i kenë adresat për nevojat e tyre”, ka shkruar Veseli.
-
Veseli takon Grupin e Miqësisë Belgjikë – Kosovë
-
Krasniqi siguron ambasadorët se PDK-ja do të luajë rol konstruktiv në sfidat e Kosovës
-
Abdixhiku pret zëvendëspresidentin e PE-së, flasin për procesin e dialogut
-
Kreu i PDK-së me bashkëpunëtorë kërkon liberalizim të vizave në Bruksel
-
Lajçaku takon edhe Veselin