Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë po qëndrojnë në Bruksel, ku sipas një komunikate kanë takuar liderë të shumtë politikë.
Në komunikatën e PDK-së është veçuar kërkesa e Krasniqit bërë BE-së për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Sekretarin për Çështje të Integrimeve Euro-Atlantike, Bekim Çollaku dhe Sekretarin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, gjatë qëndrimit të tyre në Bruksel kanë zhvilluar takime të ndara me kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, si dhe me Kryesuesin e Grupit të Miqësisë me Kosovë në Parlamentin Europian, Lucas Mandl. Temat që u shtjelluan në këto takime ishin mbështetja e Parlamentit Europian lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, thellimi i bashkëpunimit politik me BE-në për t'i hapur rrugë integrimit europian të Kosovës në tërësi, si dhe fuqizimi i shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.
-
Krasniqi kërkon t’i hiqen masat Kosovës dhe të njihet nga Serbia
-
Krasniqi takon Lajçakun: Për zhvillimet në veri nevojiten veprime të përgjegjshme politike
-
Krasniqi: Jemi në situatë të njëjtë, por takimin duhet ta shohim si hap para
-
Krasniqi thotë se do t’i shkojë Kurtit në takim: E inkurajoj që të reflektojë
-
Krasniqi: Do ta ndryshojmë Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit