Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet t’ia heqë sa më parë masat Kosovës, duke shtuar se Kosova e Serbia duhet të arrijnë marrëveshje me njohje në qendër.
Krasniqi ka shkruar në Facebook të mërkurën se paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë interes i përbashkët i Kosovës dhe i BE-së.
Ai ka njoftuar se ka zhvilluar një vizitë në Bruksel në një tryezë diskutimi për Ballkanin Perëndimor, e organizuar nga grupi politik i Parlamentit Evropian, Renew Europe.
“Pata kënaqësinë që, në margjinat e takimit, të diskutoj dhe të shkëmbej qëndrime të vlefshme me Ilhan Kyuchyuk, Bashkë-presidentin e ALDE, Stéphane Séjourné, President i Reneë Europe dhe Janez Lenarçiç, Komisionerin Evropian për Menaxhimin e Krizave. Paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë interes i përbashkët i Kosovës dhe BE-së. Në këtë proces, është tejet e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, me njohjen e ndërsjellë në qendër. Po ashtu, ritheksova qëndrimin se BE duhet të heqë sa më parë masat e padrejta ndaj Kosovës”, është shprehur deputeti i partisë opozitare.
Krasniqi ka theksuar se PDK-ja është mirënjohëse ndaj aleatëve ndërkombëtarë “për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë”.
-
Krasniqi: Ka ardhur koha që BE-ja t’i japë prioritet Kosovës
-
Kosova do ta kërkojë heqjen e plotë të masave në Samitin e liderëve BE-Ballkani Perëndimor
-
Për heqje të masave BE-ja thotë se do të punojë me qeverinë e re
-
Hamza i kërkon Von der Leyenit heqjen e masave ndaj Kosovës
-
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj i bëjnë thirrje Kallasit për heqjen sa më të shpejt të masave