Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj i bëjnë thirrje Kallasit për heqjen sa më të shpejt të masave

Memli-Lumiri-Ramush

Udhëheqësit e tri partive që në legjislaturën e shkuar ishin në opozitë, i kanë bërë thirrje përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Kaja Kallas, që masat ndaj Kosovës të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundshme.

Kallas gjatë ditës ka qëndruar në Prishtinë. Në një konferencë për media, ajo u shpreh se ka nisur heqja graduale e masave të vëna më 2023, por u shpreh se ato janë të kushtëzuara “nga qetësia në veri”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe për nevojën për stabilitet institucional dhe përparim të Kosovës drejt integrimit evropian. Znj. Kallas e njoftova se PDK ka dhënë dhe mbetet gjithmonë e gatshme të japë kontributin e saj në zgjidhjen e krizës aktuale politike, si dhe në mbrojtjen e interesit qytetar dhe shtetëror. Në takim kërkova edhe angazhimin e saj për heqjen sa më të shpejtë të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, si një shenjë konkrete për të ardhmen evropiane të vendit tonë dhe për avancimin e marrëdhënieve Kosovë - BE. PDK mbetet e përkushtuar ndaj vlerave perëndimore, bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe avancimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së pas takimit me Kallasin.

Domosdoshmërinë e heqjes së masave ka thënë se ia ka kërkuar Kallasit edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. “I shpreha qëndrimet e LDK-së mbi domosdoshmërinë e heqjes së masave ndaj Republikës së Kosovës. Këto masa më shumë se një Qeveri, dëmtojnë vet popullin e Kosovës. I shtrova dhe pikëpamjet tona mbi procesin e dialogut dhe të ardhmen që na pret. E njoftova mbi krizën aktuale politike në vend dhe propozimin e LDK-së për qeverinë gjithëpërfshirëse si ide e vetme funksionale sot. Rrugëtimi euroatlantik i Kosovës kërkon besim politik, kërkon guxim vendimmarrës, siç dhe kërkon një Bashkim Evropian që ofron vizion dhe të ardhme për popullin e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

E kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se heqja e sanksioneve është nevojë urgjente.

“Theksova nevojën urgjente për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe njëkohësisht nënvizova rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga Bashkimi Evropian në rrugëtimin tonë drejt integrimit”, ka shkruar ai.