Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka shkruar letër presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Në letër kërkohet heqja e menjëhershme dhe e plotë e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Sipas LDK-së, vazhdimi i këtyre masave është i pajustifikuar dhe si të tilla po prodhojnë pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët e Kosovës.
“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Kosovës. LDK vlerëson se vazhdimi i këtyre masave është i pajustifikuar dhe nuk pasqyron zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend. Masat e Bashkimit Evropian po prodhojnë pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët e Kosovës dhe po dëmtojnë institucionet e shtetit. Pushteti lokal në Republikën e Kosovës në komunat veriore tashmë është transferuar dhe është plotësuar kriteri i vendosur nga BE-ja”, thuhet në njoftimin e LDK-së për letrën e dërguar.
Tutje në kërkesën e LDK-së thuhet se këto masa kanë dëmtuar qytetarët e Kosovës e jo politikanët e saj. Si pasojë, një numër i konsiderueshëm i projekteve kanë mbetur të bllokuara.
Ditë më parë edhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza në emër të partisë që udhëheqë i ka shkruar letër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në të cilën ka kërkuar heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës.
-
Paqartësi në BE për fatin e masave të nivelit politik
-
Hamza i kërkon Von der Leyenit heqjen e masave ndaj Kosovës
-
LDK-ja kërcënon me masa ata që s’u binden vendimeve të shumicës e që kundërshtojnë publikisht
-
Abdixhiku: LDK-ja ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional
-
Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut