Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar të mërkurën me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, me të cilin kanë diskutuar për mbështetjen që PE-ja i ka dhënë Kosovës.
LDK-ja ka njoftuar përmes një komunikate se Abdixhiku ia ka bërë të ditura Wielandit qëndrimet e partisë së tij karshi zhvillimeve në vend, veçanërisht për procesin e dialogut me Serbinë.
“Gjatë takimit është diskutuar për rolin konstruktiv dhe mbështetës që Parlamenti Evropian si njëri ndër institucionet më të rëndësishme të BE-së i ka dhënë Kosovës në proceset shtetndërtuese, veçanërisht në procesin e liberalizimit të vizave”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Në takim thuhet se është diskutuar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Parlamentit Evropian dhe Kosovës.
-
LDK-ja kërkon përfshirje direkte të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi
-
Abdixhiku takon Sarrazinin: LDK-ja gjithmonë e gatshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë
-
Abdixhiku kërkon nga SHBA-ja të vazhdojë mbështetjen në dialog
-
Abdixhiku: Kosova ka nevojë për mbështetjen e Francës
-
Në LDK thonë se Abdixhiku s’u konsultua për emrin e Sejdiut, nesër mblidhet Kryesia e partisë