Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Siç ka njoftuar LDK-ja në takim është biseduar rreth situatës aktuale politike në Kosovë.
Abdixhiku ka thënë se LDK-ja mbetet e “përkushtuar dhe gjithmonë e gatshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar në proceset e rëndësishme të Kosovës”.
“Në këtë takim kryetari Abdixhiku dhe emisari Sarrazin diskutuan rreth situatës aktuale politike në Kosovë si dhe qëndrimeve të LDK-së lidhur me këto tema. Kryetari Abdixhiku e falënderoi z. Sarrazin për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset, në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave. Kryetari Abdixhiku po ashtu ritheksoi se LDK mbetet e përkushtuar dhe gjithmonë e gatshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë në proceset e rëndësishme të Kosovës”, ka njoftuar LDK-ja.
-
Abdixhiku: Është i domosdoshëm formimi sa më i shpejtë i institucioneve
-
Abdixhiku pas takimit me Rohde: VV-ja po dështon për shkak të mungesës së vullnetit politik
-
Abdixhiku takon ambasadorët, thotë se LDK-ja e respekton vullnetin qytetar
-
Abdixhiku – Sarrazinit: Në qeverisjen time, LDK-ja do t’i japë prioritet Procesit të Berlinit
-
Abdixhiku kërkon nga Franca të vazhdojë ta mbështesë Kosovën