Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar të mërkurën me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, më të cilin biseduan për situatën në veri, zgjedhjet e jashtëzakonshme atje dhe procesin e dialogut.
Në një komunikatë të LDK-së u tha se Abdixhiku e njoftoi ambasadorin për shqetësimin e kësaj partie rreth ngjarjeve në veri. Sipas kreut të kësaj partie, Kosova ende ka nevojë për mbështetjen e Francës dhe miqve të saj.
Abdixhiku tha se e ka ritheksuar qëndrimin për koordinim të plotë të institucioneve të Kosovës me partnerët.
“Kryetari Abdixhiku vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e saj si dhe ka theksuar që vendi ynë ka nevojë edhe më tutje për mbështetjen e Francës dhe miqve të saj”, thuhet në komunikatë.
-
Abdixhiku kërkon nga Franca të vazhdojë ta mbështesë Kosovën
-
Abdixhiku takoi ambasadorin francez: Koordinimi me aleatët, i domosdoshëm
-
Abdixhiku: LDK-ja ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional
-
Abdixhiku: Kosova ka nevojë për stabilitet politik e përgjegjësi shtetërore
-
Abdixhiku: Koha për bashkim të njerëzve që e duan një Kosovë normale, pa dramë, pa propagandë