Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi siguron ambasadorët se PDK-ja do të luajë rol konstruktiv në sfidat e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur të mërkurën në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde dhe ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, ku kanë diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në vend, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se PDK-ja do të luajë rolin e saj konstruktiv që i shërben interesit qytetar dhe të ardhmes euro-atlantike të Kosovës.

“Ambasadorët evropianë i falënderova për përkushtimin dhe kontributin e tyre në kultivimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe i sigurova se edhe sot, kur Kosova po kalon nëpër sfida të natyrave të ndryshme, PDK do të luaj rolin e saj konstruktiv”, ka shkruar kreu i PDK-së.