Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Jeffrey Hovenier, me të cilin ka thënë se kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.
“Në prag të shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar lartë mbështetjen e pakusht e të parezervë të SHBA-së në rrugëtimin e gjatë të vendit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, theksova se është thelbësore ruajtja dhe thellimi i partneritetit me SHBA-të – kryealeatin strategjik të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Tutje ai ka shkruar se PDK-ja do të vazhdojë të angazhohet në këtë drejtim, të luajë rol konstruktiv në avancimin e raporteve të mira me SHBA-në.
-
PDK-ja thotë se Kosova ka nevojë për një qeveri stabile e të përgjegjshme
-
Krasniqi siguron ambasadorët se PDK-ja do të luajë rol konstruktiv në sfidat e Kosovës
-
Krasniqi takon Hovenierin: Zgjedhjet e parakohshme janë alternativa e vetme
-
Krasniqi përfaqësuesve të Këshillit Atlantik të SHBA-së: Do të angazhohemi për hartimin e strategjive të mirëfillta politike
-
Haradinaj takon Hovenierin, thotë se Plani evropian i jep njohje ndërkombëtare Kosovës